MPB me masa dhe aktivitete të përforcuara për festat

­ Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se me rastin e festave tëardhshm të Vitit të Ri, kur pritet lëvizje e madhe e qytetarëve dhe mbajtja e tubimeve dhe manifestimeve publike, ndërsa me qëllim të sigurimit të gjendjes së volitshme të sigurisë ndërmori masa dhe aktivitete të përforcuara sipas planeve të përgatitura paraprakisht.

Lidhur me festimet në rajonin e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup ato do të sigurohen në mënyrë përkatëse. Më pas, në hapësirë të hapur organizime do të mbahen në Sheshin “Maqedonia” dhe Skuerin “Jadran” derisa në hapësirë të mbyllur organizime festive do të ketë në sallën KB “Rabotniçki” në Parkun e Qytetit dhe Metropolis Arena në Panairin e Shkupit me ç’rast nga SPB Shkup janë paraparë një numër i mjaftueshëm i nëpunësve policorë të të gjitha njësiteve organizative të SPB Shkup dhe MPB. Lidhur me komunikacionin, njoftojnë nga ana e organizatorëve në manifestimet e theksuara nuk janë dorëzuar kurrfarë kërkesash për çfarëdo kufizimesh ose mbylljen e akseve rrugore të caktuara, gjegjësisht ai do të zhvillohet normalisht pa kurrfarë kufizimesh.

Njëherësh, nga ana e nëpunësve policorë me kompetencë të përgjithshme dhe nga siguria në aksin rrugor do të ndërmerren masa dhe aktivitete të përforcuara në rajonet e të gjitha sektorëve për punë të brendshme me qëllim mbulimin parandalues të akseve dhe objekteve hotelierike ku do të ketë pritje të organizuar të Vitit të Ri 2016.

Nga MPB apelojnë deri te qytetarët gjatë festimeve të festave të përmbahen nga përdorimi i madh i alkoolit, të mos i drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit si dhe të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit, kapsollave dhe mjeteve të tjera piroteknike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button