Luan Krasniqi ndan 65 mijë euro për SOS-Fshatin

Boksieri i njohur kosovar Luan Krasniqi ka ndarë 65 mijë euro për SOS Fshatin e fëmijëve në Prishtinë. Përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi.

“Miq të dashur dhe banorë e bashkëpunëtorë të SOS-Fshatit të fëmijëve në Prishtinë, kam kënaqësinë t’ju informoj se nga meçi im i zhvilluar për qëllime humanitare, me Uwe Hück, udhëheqësin e Kompanisë Porche, më 16 nëntor të vitit 2013, pas përfundimit të llogarive, ka rezultuar se janë realizuar 100 mijë euro.Këto mjete, janë ndarë në dy pjesë, përkatësisht, 50 mijë euro i dedikohen Fondacionit të humanistit Hück, për qëllime arsimore dhe 50 mijë euro të tjera, i dedikohen mbështetjes time për SOS-Fshatin e fëmijëve në Prishtinë”, ka treguar humanisti Krasniqi.

Ai ka treguar më tej se kësaj shume do t’i shtohen edhe 12 mijë euro të realizuara nga maratona e tij dhe mikut të tij, që ai e quan me zemër të madhe humanitare Aldo Berti.

Lajme të ngjashme

Back to top button