RDK: Po të mos ishte ulur pragu i cenzusit, presidenti nuk do të zgjidhej pa shqiptarët

Nënkryetari i RDK-së Artan Dika, shtron pyetjet lidhur me uljen e kuotës së arritjes së cenzusit për zgjedhjen e presidentit nga 50 për qind që ishte në 40 për qind.

Dika, duke shtruar dilemat nëse a arriihet cenzusi prej 40 përqind për zgjedhjen e presidentit pa shqiptarët, thotë se “kohëve të fundit në disa lajme është përmendur fakti se partitë maqedonase, do të kenë vështirë të arrijnë pragun e daljes prej 40% në zgjedhjet presidenciale, pa votuesit shqiptarë”, thotë Dika.

“Por, nëse partitë maqedonase, pa votuesit shqiptarë, do të kenë vështirësi ta arrijnë pragun e daljes prej 40% në zgjedhje presidenciale, atëherë është e qartë se ato do ta kenë të pamundur ta arrijnë pragun e daljes prej 50%, siç ishte deri pesë vite më parë”, thotë Dika. 

Prandaj pyetja logjike është ‘pse partia dhe përfaqësuesit shqiptar në pushtet, pesë vjet më parë, pa asnjë kusht, pranuan propozimin e VMRO-DPMNE-së, që pragu zgjedhor të ulet nga 50% në 40%’?! A kështu faktorizohet vota e shqiptarëve dhe mbrohet interesi i tyre?, pyet Dika, nënkryetar i RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button