Sa gjatë duhet t’i ruajmë ushqimet e mbetura

Frigoriferi i tejmbushur është pamje e njohur për të gjithë. Disa rrudhin buzët që janë të detyruar të konsumojnë sërish ushqimin e mëparshëm, të tjerë, i gëzohen edhe më kur hanë pikërisht pas përzierjes së aromave.

Por, sa kohë më pas gatimit, është e shëndetshme të konsumohen këto ushqime? Helmimi prej mishit të gjelit apo pulës së detit është i njohur. Së pari, nuk duhet të fusni asnjë ushqim në frigorifer ndërsa është ende i ngrohtë, kjo zhvillon bakteret te ushqimi e më pas sjell dëme te ju. E mira është të konsumohet jo për më gjatë se tri ditë pasi është gatuar dhe nuk duhet të qëndrojë në temperaturë mbi 8 gradë.

Perimet, nëse ruhen në vaj ulliri, mund të rezistojnë edhe për 5-6 ditë. Salcat mund të konsumohen për një kohë të gjatë pas përgatitjes por të vëmendshëm duhet të jeni sidomos me mishrat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button