Kreu i anti-korrupsionit nuk parapëlqen të flet për përgjimet

Kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi vizitoi Komisionin kundër korrupsionit që nga afër të njihet se deri ku janë reformat në luftën kundër korrupsionit. Numri një i këtij Komisioni u lavdërua se gjithçka që është kërkuar nga komisioni edhe është realizuar, raporton Alsat-M.

Milenkov nuk lejoi pyetje tjera të gazetarëve jashtë temës. Nuk deshi të përgjigjet rreth përgjimeve, formularëve anketues të funksionarëve dhe raste të korrupsionit.

Cili është qëndrimi i Komisionit për bisedat e përgjuara?

“Sot nuk është tema për këtë”, u përgjigj Milenkov.

Pse janë sekrete fletë-pronësitë e Jankulovskës dhe Mijalkovit?

“Sot nuk është tema për këtë. Ju lutem, me zv/kryeministrin kemi çështje tjera”, tha Milenkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button