Shqiptari, 231 km në orë, me tre fëmijët në makinë

Policia e Kantonit Thurgau ka kapur të shtunën një shofer, shtetas të Maqedonisë, 32 vjeçar, i cili po e ngishte makinën e tij me shpejtësi shumë të madhe, 231 kilometra në orë.

Shpejtësia maksimale e lejuar në atë pjesë të autostradës A7 ishte 120 km në orë, shkruan tagblatt.ch.

Kur të hiqet shkalla e tolerancës prej 5 kilometrave i bie që ai e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar për plot 104 km në orë, transmeton albinfo.ch.

Më e keqja ishte se ai në veturë kishte tre fëmijë, (tetë, katër dhe një vjet e gjysmë), njëri prej të cilëve nuk ishte as i lidhur me rripin e sigurisë.

Policia, me urdhër të Prokurorisë shtetërore në Bischofzell e ka konfiskuar makinën ndërsa shoferi është detyruar të dorëzojë patentë-shoferin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button