Infeksionet seksualisht të transmetueshme, OBSH : 1 milion të prekur në ditë

Organziata Botërore e Shëndetësisë raporton se mbi 1 milion persona preken çdo ditë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme si pasojë e marrëdhënieve të pambrojtura, apo kalimit të tyre nga nënë tek fëmija.

Vetëm gjatë 2015 janë identifikuar 357 milionë të infektuar me një prej 4 infeksioneve me të përhapura si klamidia, gonorrea, sifilizi dhe trikomonoza.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë mbi 500 milionë raste me herpes gjenital. Më shumë se 290 milionë gra janë prekur nga “papillomavirus” që konsiderohet shkaktari i 528 mijë rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe 266 mijë vdekjeve.

Këto infeksione shpesh janë shkak i infertilitetit tek femrat. Në rastin e konceptimit të një shtatzënie, ato ndikojnë në lindjet parakohe, fëmijë me deformime kongjenitale apo dhe në vdekjen e foshnjës. Të dhënat flasin për rreth 305 mijë vdekjeve të fetusit apo sapolindurit ku shkaktar është sifilizi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button