Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 80-të

Në  Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot në mesditë është caktuar vazhdimi i pestë i seancës së 80-të. Deputetët duhet të votojnë për dy propozim-ligje për plotësimin e Ligjit për energjetikë në lexim të parë – njëri i parashtruar nga grupet e e deputetëve të LSDM-së, PSD-së dhe PLD-së, ndërsa i dyti nga deputetët Pavle Trajanov dhe Liljana Popovska.

Debati për propozimet përfundoi dje pasdite. Kërkohet shfuqizim i detyrimit që të shkyçurit nga ngrohja qendrore të paguajnë kompensim fiks për fuqinë e angazhuar.

Në rend dite të seancës së 80-të janë edhe: Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, Propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për pagat e gjykatësve dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagat e prokurorëve publikë – të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Në Parlament sot seanca do të mbajnë edhe pesë komisione – për arsim, shkencë dhe sport, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje ekonomike, për punë dhe politikë sociale dhe komisioni ligjdhënës-juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button