Receta e duhur për poret e hapura në fytyrë

Për poret e hapura në fytyrë të cilat janë shumë të pakëndëshme ka menduar mjekësia tradicionale e cila mund t’ju ofrojë disa këshilla dhe receta të përgatitura në shtëpi.

Një recetë shumë e përdorur përgatitet me anë të vezës dhe portokallit.   E bardha e vezës mund të jetë tepër e dobishme në rastet e rrudhave dhe lëkurës të thatë. E bardha e vezës në kombinim me vitaminën C që ndodhet në portokall, është përzierje e përsosur për forcimin e lëkurës, eliminimit të qelizave të vdekura dhe mbylljen e poreve të hapura.

Përbërësit që ju nevojiten:

1 e bardhë veze

Lëng shtrydhur nga 1 kokërr portokall

Metoda e përgatitjes:

Merrni një të bardhë veze dhe shtoni lëng portokalli.

Përziejeni derisa të krijohet një masë homogjene.

Aplikoni maskën duke përdorur një furçë. Pastaj lereni të thahet në fytyrë dhe lani fytyrën me ujë të ngrohtë si zakonisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button