Ndotja e ajrit, stërmbush klinikat e fëmijëve

Është rritur numri i fëmijëve me sëmundje respiratore dhe viruse stomaku. Një nga arsyet për probleme të tilla supozohet të jetë ndotja e ajrit. Mjekët shpjegojnë se në ditët e fundit në klinikë vijnë çdo ditë nga 150 fëmijë, dhe shumica e tyre kërkojnë ndihmë për shkak të infeksioneve respiratore dhe viruseve në stomak, raporton Alsat-M.

“Unë vetëm mund të them se klinika është e mbushur deri në shtratin e fundit, ka fëmijë të cilët janë duke pritur tani në qendrën emergjente për tu pranuar, qofshin me viruse stomaku apo infeksione respiratore, ose sëmundje tjera klinika dhe korridoret janë të mbushura siç mund të shihni”, deklaroi Maja Ivanovska, mjeke në Klinikën e fëmijëve.

Fëmijëve u shkaktojnë probleme edhe viruset e stomakut të cilat edhe se nuk janë tipike për këtë kohë të vitit janë të pranishme për shkak të motit jo-stabil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button