Thaçi: 2016-ta do të jetë vit i shpresës së madhe

Vit shumë i rëndë për shqiptarët si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik. Megjithatë, 2016-ta do të jetë vit i shpresës së madhe për shkak të zgjedhjeve të prillit, kështu vlerëson Menduh Thaci, numri një i Partisë Shqiptare Demokratike.

“Ju kujtohet para disa viteve kur ju thash tetovarëve se keni votuar shumë gabim, dhe uji do t’ju bëhet pelin, ata ma përkthyen pastaj në helm. Por tash po ju them se uji u bë pelin, ajri u bë helm, dhe buka ju bë shumë e hidhët, nuk dua që sot të them se unë jam një parashikues i mirë i situatave por them se jam vetëm një vlerësues i saktë dhe i drejt i këtyre situatave. Ju kujtohet para gjashtë muajve kur oponentët tonë politik në krye më z. Ahmeti kur përfundoi marrëveshja e 2 Qershorit dhe 14 Korrikut thanë publik se të gjitha çështjet dhe kërkesat e shqiptarëve janë vendosur në rendë dite në tavolinën e negociatave unë ju thash atëherë mbani mend amanet as një prej këtyre kërkesave nuk do të realizohet, sot kanë kaluar gjashtë muaj dhe as një prej këtyre kërkesave nuk ka ardhur në rend dite, dhe t’ju them se as një prej këtyre kërkesave nuk do të vij në rendë dite deri më 24 Prill”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Në takimin para Vitit të Ri me kreun dhe simpatizuesit e partisë në Tetovë, ai theksoi se nëse dikush guxon që kjo mos të ndodh, “këtë herë do të penalizohet”.

Në lidhje me pritjet në zgjedhje, Thaçi vlerësoi se nuk pret ndryshim të plotë, por shprehi shpresë se do të ketë ndryshim tek shqiptarët, me çka do të ndryshoj edhe mënyra e qeverisjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button