Etriti mbetet i Lazios

Me të në fushë Lazio pothuasje nuk humbet asnjëherë dhe kjo është një nga arsyet që po shtyn drejtuesit e klubit bardhekaltër të besojnë te Etrit Berisha edhe në të ardhmen.

Për portierin shqiptar interesohen disa klube, madje së fundmi po shfaq interes edhe Verona por edhe pse nuk është një titullar fiks te Lazio, 26-vjecari nga Prishtina nuk ka ndërmend të largohet nga klubi kryeqytetas. Drejtuesit e Lazios kanë besim te aftësitë e tij dhe gardiani i kombëtares kuqezi do të bëjë gjithcka për të qenë ai portieri titullar i skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli. Në këtë sezon Etrit Berisha numëron 13 paraqitje në të gjitha garat, jo pak për një portier që nuk konsiderohet numri një i Lazios.

Vetëm një disfatë ka pësuar Lazio me të në fushë një e dhënë kjo që tregon për cilësitë e mëdha që zotëron portieri shqiptar. Edhe pse në vigjilie është Euro 2016-të dhe Berisha ka nevojë për sa më shumë minuta në këmbë për të dhënë më të mirën e tij me Shqipërinë në Evropianin francez, gardiani kuqezi është i bindur se do t’i gjejë këto hapsira te skuadra bardhekaltër, duke snobuar kështu interesin e Veronës por edhe atë të Club Brugge. Siç ka zbuluar vetë menaxheri i Berishës për portierin 26-vjeçar ka bërë një ofertë zyrtare klubi belg, por Etriti e ka refuzuar menjëherë atë pasi dëshiron të tregojë vlerat e tij te Lazio dhe as që mendon largimin në janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button