Rruga rajonale e Tetovës, automobili shkel një 8 vjeçar

Një fëmijë tetëvjeçar nga fshati Bogovinë mbrëmë është lënduar pasi u godit nga një automobil “Mercedes” me targa sllovene që e ka drejtuar R.L. (34), gjithashtu nga Bogovina.

Sipas policisë, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Tetovë-fshati Pirok, para udhëkryqit për në fshatin Sedllarcë të Epërme.

Pas ndihmës së dhënë mjekësore në spitalin e Tetovës, fëmija është dërguar në Shkup.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB-së Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button