Naser Selmani: VMRO-DPMNE dhe BDI po i frenojnë bisedimet për mediat

VMRO-DPMNE dhe BDI po i frenojnë bisedimet për mediat, vlerëson kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani. Ai në një intervstë për Radion Evropa e Lirë thotë se propozimet e lehtësuesit Petar Vanhojte janë të mira dhe do të mund t’i zgjidhnin problemet rreth lirisë së mediave, transmeton Portalb.

“Mendoj se bisedimet janë bllokuar për fajin e partive në pushtet. Është e çuditshme që BDI në fillim mbështeste propozimet e z. Vanhoute ndërsa në ndërkohë tani kanë hequr dorë dhe janë pozicionuar drejt VMRO DPMNE-së, ku praktikisht propozojnë asgjë të mos ndryshoj. Me siguri këto janë raportet mes partnerëve të koalicionit dhe ne mundemi vetëm të supozojmë se çfarë qëndron prapa mendimit të BDI që të heq dorë nga mbështetja e qëndrimeve të Vanhoute. Me siguri bëhet fjalë për presione, kërcënime, vetëm ata dinë, por është e rëndësishme që në bisedime kemi pozicion të tillë që opozita i mbron qëndrimet e z. Vanhouzte ndërsa pushteti fuqishëm kundërshton” deklaroi Selmani.

Ndiqni, intervistën e tij të plotë (në gjuhën maqedone):


NASER SELMANI 27 12 2015 by 24vesti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button