Kinë, familjet lejohen të kenë dy fëmijë
Në Kinë është miratuar ligji i cili parasheh që çiftet të mund të kenë fëmijën e dytë
Qeveria e Pekinit zyrtarisht e ka miratuar ligjin i cili parashikon që një familje të mund të ketë fëmijën e dytë, raporton Anadolu Agency (AA).
Politika një-fëmijë për një familje në vend do të merr fund nga viti i ri. Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, ligji i cili parashikon që familjet të mund të kenë fëmijën e dytë, është miratuar zyrtarisht dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar.
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës, e cila ishte mbledhur në muajin tetor të këtij viti për përcakimin e reformave sociale dhe ekonomike të vendit gjatë periudhës 2016-2020, kishte njoftuar se është hequr politika “një-fëmijë” e vendit.
Komisioni i Planifikimit Familjar në deklaratën të cilën e kishte bërë më herët, theksoi se me heqjen e politikës një-fëmijë pritet që popullsia në vend në vitin 2030 të arrijë në 1.45 miliardë dhe çdo vit mesatarisht 20 milionë lindje.
Planifikimi Familjar dhe politika një-fëmijë e Kinës hyri në fuqi në vitin 1980 për të kontrolluar rritjen e shpejtë të popullësisë, ndërsa familjet të cilat jetojnë në qytete ishin kufizuar me një fëmijë.
Mirëpo për familjet që jetonin në vende rurale në rast se fëmija i parë do të ishte vajzë, ishte lejuar të kenë fëmijën e dytë.