Kryeministri turk Davutoglu do të vizitojë Serbinë

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu, më 28 dhe 29 dhjetor të këtij viti do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vizitën zyrtare të cilën Davutoglu do ta realizojë ne Serbi me ftesë të homologut të tij Aleksandar Vuçiç do të zgjasë dy ditë”, thuhet në njoftimin nga Kabineti i kryeministrit turk.

Davutoglu në kuadër të vizitës së tij në Beograd, do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve në të gjitha aspektet. Në kuadër të takimeve të tij poashtu do të shkëmbehen mendime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button