Anketë: Mbi 60 % e shqiptarëve nuk janë të interesuar të votojnë

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë gjatë periudhës së kaluar 6-mujore e ka ndjekur në vazhdimësi mendimin publik dhe ka realizuar hulumtim në lidhje me tematikat rreth krizës politike, si dhe rejtingjet e partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.

Për shkak te modelit zgjedhor, IHPQM zbaton metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qellim që kështu ta arrijë saktësinë e besueshmërisë dhe preferencën e shqiptarëve ndaj partive politike shqiptare.

“Anketa është realizuar duke zgjedhur respondentë të rastit, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore, ku shqiptarët janë shumicë. Në këtë mostër janë ruajtur specifikat karakteristike të popullatës, siç janë: gjinia, mosha, arsimi dhe vendbanimi rural/urban, duke e përcjellë edhe distrubuimin gjeografik të gjithë popullatës. Hulumtimi është bërë përmes telefonit me 1000 të anketuar, për secilën anketë. Gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 3%. Konstatimi i përgjithshëm është se rezultatet e anketës dëshmojnë për një zhgënjim nga të gjitha partitë politike shqiptare – rreth 60% e të anketuarve shqiptarë nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.  Po ashtu nga anketa mund të konkludojmë se rritja e numrit të partive shqiptare do ta ulë edhe numrin e deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Një pjese e atyre të cilën janë përgjigjur për LR-PDSH janë votues të RDK duke e perceptuar si koalicion. Për më tepër, shihni rezultatet e përgjithshme në paraqitjen me përqindje në tabelën dhe grafikonin e mëposhtëm”, njoftojnë nga IHPQM. /Portalb

Anketë
Anketë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button