Gazetarët në galerinë e Kuvendit kundër ligjit për media

Derisa ministri i shoqërisë informatike Ivo Ivanovski arsyeton nevojën për miratimin e ligjit për media, gazetarët në galerinë e kuvendit në shenjë proteste shfaqën afishe ku shkruan “Jo në emrin tonë”.

Deputeti Goran Misovski e pyeti Ivanovski se në emër të kujt po flet dhe i propozoi që të kthehet dhe të shohë gazetarët në galeri.

“Askush nuk ju beson, ju po qeverisni me gjitha mediat dhe tani keni në shënjestër portalet. Mesazhin që po e japin gazetarët është se ata nuk po ju besojnë”, tha Misovski.

 “Këto ligje janë mekanizma të reja në duart e individëve të VMRO-DPMNE-së të cilët në përgjithësi do ta kontrollojnë çdo informacion në të gjitha mediat”, tha deputeti Emilijan Stankoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button