Vidhen para dhe stoli ari në fshatin Forinë të Gostivarit

Në një shtëpi në fshatin Forinë në Gostivar, hajnat kanë vjedhur para dhe një sasi ari, informon policia e Tetovës. Rastin në polici e ka paraqitur, i zoti i shtëpisë F. A.

Gjatë ditës së djeshme ai dhe familja e tij nga ora 14 deri në 21 nuk kanë qenë në shtëpi dhe hajnat kanë shfrytëzuar mungesën e tyre.

Pas hetimeve që janë bërë me kërkesë të prokurorit publik, është vërtetuar se hajnat kanë hyrë nëpërmjet derës hyrëse e cila nuk ka qenë e mbyllur.

Policia ka ndërmarrë masa për kapjen e hajnave

Lajme të ngjashme

Back to top button