Zjarri shkatërron më shumë se 100 shtëpi në Australi

Më shumë se njëqind shtëpi u shkatërruan të premten nga zjarri i madh që përfshiu një rajon të famshëm turistik, Great Ocean Road në shtetin jug-lindore australian Victoria, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen, transmeton Anadolu Agency.

Rënia e temperaturave dhe reshjet e qeta të shtunën ulën intensitetin e zjarrit në rajonin e përmendur, por autoritetet paralajmërojnë se ai mund të vazhdojë të zgjerohet.

Deri më tani nuk raportohet për viktima nga zjarri, tha Komisioneri për Menaxhim me situatat Emergjente në Victoria, Craig Lapsley.

“Duhet të jemi krenarë dhe të themi se njerëzit janë me ne, ata iu shmangën zjarrit që kishte çdo potencial që të jetë një vrasës”, tha Lapsley.

Qindra zjarrfikës kaluan Krishtlindjet duke luftuar me zjarrin, që u shkaktua nga një rrufe. Zjarri ka shkatërruar 116 njësi banimi në Wye River dhe Speration Creek, kryesisht shtëpi private dhe vendpushime bregdetare.

Ekipet e zjarrfikësve arritën të vendosin kontrollin mbi flakët në rajonin piktoresk turistik, që gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit 145 kilometra në jug-perëndim të Melburnit.

Për shkak të temperaturave të lartë të ajrit, Victoria tashmë prej disa ditësh po përballet me një valë të temperaturave të larta, erërave të forta dhe zjarret e shpeshta në pyje. Në disa qytete të Australisë është regjistruar temperaturë më e lartë se 45 gradë Celsius.

Zjarret shkatërruese janë dukuri e zakonshme në pjesën më të madhe të Australisë gjatë verës në hemisferën veriore. Në vitin 2009 për shkak të zjarrit në Victoria, kanë humbur jetën 173 njerëz dhe më shumë se 2.000 njësi banimi janë shkatërruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button