Komuna e Studeniçanit, miratohet buxheti për vitin 2016

Këshilli i Komunës së Studeniçanit me 13 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur të premten votoi Buxhetin e Komunës për vitin 2016. Në mbledhje me arsyetim kanë munguar dy këshilltarë ndërsa buxhetin e kanë votuar këshilltarët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në këshillin komunal.

Buxheti i Komunës së Studeniçanit është planifikuar që në vitin 2016 të arrin vlerën prej 239 milion denarë. Në krahasim me buxhetin e vitit 2015 ky buxhet ka rritje për arsye se në buxhet janë planifikuar edhe disa projekte kapitale që presin realizmin.

Nga 239 milion denarë, 110 milion janë dotacion për arsimin fillor ndërsa mjetet tjera janë mjete buxhetore për projekte të parapara për realizim.

“Është planifikuar që gjatë vitit 2016 të bëhet asfaltimi i një rruge në fshatin Cvetovë, Moranë, asfaltimi i rrugës numër 4 në fshatin Studeniçan, ndërtimi dhe instalimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Koliçan i Poshtëm si dhe ndërtimi i një shkolle të mesme. Për asfaltimin e rrugëve mjetet janë paraparë nga të ardhurat buxhetor nëpërmjet ipard-fondeve dhe nga Banka Botërore”, tha Qenan Imeri kryetar i Këshillit Komunal të Komunës së Studeniçanit.
Ai tha se edhe ky buxhet kryesisht fokusohet në investimet kapitale, por nuk janë anashkaluar edhe projekte tjera të cilat janë me interes për qytetarin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button