Kozias kërkon më shumë disponim për dialog thelbësor nga Maqedonia

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kozias apelon deri te Qeveria e Maqedonisë të tregojë disponim më të madh për dialogun thelbësor dhe aftësi për kompromis të sinqertë, njofton Portalb.

Në intervistën e fundvitit për gazetën greke “Agora” në pyetjen se çfarë do të bëj Qeveria e Greqisë nëse pala maqedonase kërkon pranim në instancat ndërkombëtare nën emrin e përkohshëm, ministri grek qartë theksoi se Maqedonia duhet t’i përmbahet Marrëveshjes së përkohshme.

“Shteti fqinj duhet t’i plotësojë kushtet e Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995. Duhet të kontribuoj në zgjidhjen e kontestit për emrin për guxim, konsistencë, disponim më të madh për dialog thelbësor dhe të tregoj kulturë për kompromis  të sinqertë” thotë Kozias.

Sipas ministrit grek, Maqedonia duhet të vendos se çfarë është prioritare kur dëshiron të përfshihet në instancat ndërkombëtare, siguria e rajonit apo tendencat irredentiste.

“A është e rëndësishme siguria dhe stabiliteti i rajonit apo për ta është prioritet që të vazhdohet me irredentizmin e gabuar historik dhe provokues?” shton Kozias.

Para një jave, në një klimë miqësore në Athinë, ai u takua me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Ndërsa sa i përket përforcimit të pjesëtarëve të “Fronteks” në Greqi, Kozias thotë se nuk do të lejojnë në asnjë moment Fronteks të veproj si i pavarur në vend, pa marrë leje nga Greqia si shtet- anëtar i BE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button