Shtyhet sërish seanca për “Sopotin”

Është shtyrë përsëri seanca për rastin “Sopoti”, pas kërkesës së avokatit mbrojtës, që proces-verbali i dhënies së deklaratës së dëshmitarit, Ramadan Bajrami, të dhënë para Gjykatës së Kumanovës gjatë fazës hetimore, të ndahet nga dosja, njofton TV SHENJA.

Avokati, Vullnet Paçuku, tha se edhe në seancën e sotme, si disa herë me radhë u dëgjua i njëjti dëshmitar, i cili në detaje shpjegon mënyrën se si i është bërë presion për të dhënë një deklaratë, në favor të pretendimit të pabazë dhe jokorrekt të MPB-së, me qëllim që të akuzuarit për këtë rast të nxirren fajtorë.

Ai tha se akoma nuk kanë parashtruar kërkesë Prokurorisë Speciale që të marrë zhvillimin e mëtutjeshëm të seancave, pasi nuk janë të njoftuar për të gjithë përmbajtjen e materialeve të përgjuara. Megjithatë, ai insiston se janë prezantuar të gjitha dëshmitë relevante të cilat dëshmojnë pafajësinë e të akuzuarve.

Rasti i “Sopotit” në opinion njihet si një ndër rastet e dyshuara që janë të montuara e të ndikuara nga politika. 13 banorë të fshatit “Sopot” u akuzuan për vendosjen e një mine në hyrje të fshatit në vitin 2003, ku si pasojë u vranë 2 ushtarë të NATO-s dhe një civil. Ata u dënuan me 156 vjet burg vetëm në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur Ramadan Bajrami, i cili më vonë vetë pranoi se ka dëshmuar në atë mënyrë pas keqtrajtimeve policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button