Ali Ahmeti uron festën e Krishtlindjes

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një telegram urimi, të gjithë besimtarëve katolik ua uron festën e Krishtlindjes.

“Më lejoni ju lutem që në emër të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj me rastin e festës së madhe të Krishtlindjes dhe të dëshiroj mbarësi dhe shëndet për ju dhe për familjet e juaja të nderuara.
Festat fetare na rikujtojne se sa të bekuar jemi për bashkëjetesën tonë fetare që paraqet themel të fortë të shoqërisë sonë.
Uroj që festa e madhe e Krishtlindjes t’ju gjejë në mirëqenie dhe harmoni në shtëpitë e juaja. “, thuhet në telegram urimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button