LSDM: Për Gruevskin ndotja e ajrit nuk është e rëndësishme

“Nikolla Grueski dhe VMRO-DPMNE, plot 10 vite nuk ka ndërmarrë asgjë për t’u zgjidhur çështja me ndotjen e ajrit”, akuzojnë nga LSDM, njofton Portalb.

Nga atje shtojnë se qytetarët e Maqedonisë çdo ditë marrin ajër ekstrem të ndotur.

“Në Shkup dhe Tetovë, ajri i ndotur arrin 18 herë më i ndotur se sa niveli i lejuar, ndërkaq gjithashtu është i ndotur edhe në vendet tjera të Maqedonisë”.

Sipas LSDM-së Nikolla Gruevski nuk është i interesuar për ta rregulluar çështjen e ajrit, por vetëm për ta pasuruar familjen e tij, biznes-interesat e kushëririt Mijallkov, çokollatat e Stavreskit, ndërkaq shëndeti i qytetarëve fare nuk është i rëndësishëm. / Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button