Gjykimi i “dados” zhvillohet me dyer të mbyllura për publikun

“Dadoja” e cila u inçizua sesi e keqtrajtonte foshnjën 9-muajshe, sot gjykimi ndaj saj zhvillohet në dyer të mbyllura për publikun, njofton Telegrafi.

Ky vendimi ka ardhur nga gjyqtari i Gjykatës Penale e cila merret me lëndën, ku viktimë ishte një foshnje. Ndaj 66 vjeçares T.S. nga Shkupi, në lagjen Gjorçe Petrov gjykimi zhvillohet edhe për neglizhencë dhe keqtrajtim të foshnjës. Dadoja u angazhua për tu përkujdesur për foshnjën 9 muajshe nga prindërit e saj.

Sipas të dhënave të policisë për herë të parë në muajin gusht të këtij viti, babai i foshnjës dyshoi sepse ka parë shenja të mavijosura në trupin e foshnjës. Nuk ka reaguar menjëherë përderisa ka vendosur kamerën në banesën e tij.

Lexo më shumë: Video shokuese nga Shkupi, dado keqtrajton një foshnje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button