Temperatura e trupit të foshnjave

Meqë foshnja juaj nuk mund të flasë dhe të tregojë nëse ka nxehtë ose ftohtë, është vështirë të kuptoni se si duhet ta vishni beben tuaj.

Një foshnjë e porsalindur është e paaftë ta rregullojë temperaturën e trupit dhe zakonisht ka nevojë t’i vishni veshje të ngrohta, pavarësisht se si është temperatura jashtë. Brenda, në një ajër të kondicionuar ata edhe mund ta kenë shumë nxehtë.

Foshnjat më të rritura normalisht nuk kanë nevojë për mbulesa shtesë derisa janë brenda shtëpisë, por kur dalin jashtë shtëpisë një mbulesë shtesë nuk do t’i lëndojë. Meqë pjesa më e madhe e sipërfaqes së jashtme të foshnjës është në kokën e tyre, kjo është pjesa ku ata mund ta humbin të shumtën e të ngrohtit. Kur ju dilni ju duhet t’i vendosni një kapelë në kokën e bebes tuaj për t’i ndihmuar ta ruajë të nxehtin.

Kur është fjala për shtresat e teshave që duhet t’ia vishni, jo domosdoshmërisht duhen shumë shtresa. Visheni me të brendshmet dhe veshjet tjera të ngrohta nga brenda, dhe një xhaketë ose veshje të plota (të sipërme dhe të poshtme të ngjitura), e që shpesh vijnë edhe me kapelë të ngjitur. Edhe nëse foshnja nuk mbath këpucë, sigurohuni t’i vishni çorape dhe merrni një palë shtesë me veti, në rast se ato bëhen të papastra gjatë ndërrimit të pelenave.

Gjatë muajve të verës, një foshnjë më e rritur shumë lehtë mund të nxehet së tepërmi. Ndryshe kur ftohen dhe bëhen nazeli, kur një foshnjë nxehet ai/ajo mund të bie në gjumë, dhe ju mund të mos e dini nëse e ka shumë nxehtë. Visheni foshnjën në materiale të lehta, të brendshme dhe veshje të sipërme të ngjitura, të cilat nuk janë shumë të ngjeshura. Lejojuni atyre të kenë hapësirë për të lëvizur dhe të mos jenë shumë të ngjeshur. Gjatë verës, nëse ju e keni nxehtë, mbase edhe foshnja do ta ketë shumë të nxehtë. Mos e vishni foshnjën në diçka në të cilën vetë ju nuk do të dëshironit të ishit.

Çdo foshnjë ka nivelin e saj të rehatisë të cilën ju do ta mësoni me kohë. Ai/ajo po ashtu do të zhvillojë mënyrat e veta për t’ju treguar nëse e ka shumë nxehtë ose shumë ftohtë derisa rritet, ndonjëherë duke qarë, tjera herë duke tërhequr tesha. Mësoni t’i përcillni shenjat e foshnjës tuaj, dëgjoni qarjet e tij/saj dhe do të jeni në gjendje të kuptoni se kur temperatura e trupit të foshnjës tuaj është shumë e nxehtë ose shumë e ftohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button