Air Serbia në vitin 2016 dëshiron të fluturojë në Prishtinë

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçi ka përuruar një objekt të ri në aeroportin e këtij vendi në Beograd. Ai, me këtë rast ka thënë, njofton B92, transmeton Koha.net, se qëllimi është që në vitin 2016 kompania shtetërore ajrore serbe Air Serbia, të fluturojë në aeroportin Prishtinës.

Nëse kjo dëshirë e kryeministrit serb për kompaninë ajrore të Serbisë do të realizohet, nuk dihet se a do ta pengojë kompaninë fluturuese të Beogradit emërtimi i aeroporti të Prishtinës Adem Jashari. Emri Ademi Jashari ka bllokuar librat e Kosovës që janë dërguar nga MAShT –i donacion për nxënësit shqiptarë të Luginë së Preshevës e që tash e pesë muaj mbahen në terminalin doganor të Preshevës.

Beogradi zyrtar kishte thënë se në Serbi nuk mund të mësohet në librat që flasin për Adem Jasharin dhe për pavarësinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button