Prokuroria Speciale: LSDM sa më shpejtë t’i dorëzojë materialet

Prokuroria Speciale Publike (PSP) pret që t’i dorëzohen materialet që i kërkon dhe të gjitha subjektet të fillojnë aktivisht të bashkëpunojnë me ata.

“Bashkëpunimi me subjektet deri te të cilat drejtohemi, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë është vështirësuar dhe në të këtë drejtim qëndrimi ynë konkret për bashkëpunimin e këtillë të vështirësuar dhe masat, që do të ndërmerren nga ana jonë, do të komunikohet nga mesi i janarit”, informojnë në kumtesën e sotme të PSP.

Në periudhën e kaluar, siç theksojnë nga PSP, interes i veçantë është shprehur për arritjen bë bazë të materialeve të kërkuara nga LSDM-­ja. Serish shprehin se ne presim që materialet të na dorëzohen dhe të gjitha subjektet të fillojnë aktivisht të bashkëpunojnë me këtë Prokurori Publike, thuhet në kumtesë. Megjithatë, siç theksojnë edhe krahas gjendjes së këtillë të bashkëpunimit të vështirësuar, në PSP në vijim janë më shumë procedura parahetuese rreth lëndëve, për të cilat është vendosur kompetencë e vërtetë dhe ekziston progres, por, siç shtojnë, në këtë moment nuk janë në mundësi të komunikojnë hollësi, e gjithë kjo në interes të hetimit.

Prokuroria Publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes joligjore të komunikimeve informon se janë zbatuar procedura tenderi dhe në vijim është ndërmarrja e aktiviteteve ndërtimore me qëllim të adaptimit të hapësirave ku kjo Prokurori Publike duhet të akomodohet.

Në vijim është procedura për marrje të certifikatave të sigurisë për prokurorët publikë, me ç’rast një pjese të prokurorëve tashmë u janë dhënë certifikata për punë me informacione të klasifikuara me shkallë të klasifikimit “Sekret shtetëror”, shtohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button