BDI therrë në sy për Ivanovin, nuk dekreton ambasadorët

I vetmi ambasador shqiptar i Maqedonisë në vendet e jashtme është Naim Memeti në Kopenhagë të Danimarkës. Në shtatë ambasada të tjera që sipas marrëveshjes së koalicionit qeveritar ju takojnë përfaqësuesve shqiptarë, vendi i ambasadorit është i zbrazët tashmë për një kohë të gjatë, njofton Alsat M.

1.Boshnjë dhe Hercegovinë (Sarajevë) – Pa ambasador
2.Zvicër (Bern) – bilateral – Pa ambasador
3.Zvicër (Zheneva) -multilaterale (Misioni i OKB-së në Gjenevë) – Pa ambasador – Ekrem Ebibi kandidat për ambasadën në Zvicër që i ka kaluar të gjitha filtrat por nuk dekretohet nga presidenti.
4.Poloni – Varshavë – Pa ambasador
5.Katari – Doha – Pa ambasador (për një kohë shumë të gjatë)
6.Norvegji – Oslo -Pa ambasador (Pa ambasador)
7.Franca – Paris – Pa ambasador (Pa ambasador)
8.Danimarkë – Kopenhagë – Ambasador shqiptar, Naim Memeti.

Ushtrues detyre të ambasadorit shqiptar ka vetëm në Zvicër. Shkas për mos propozimin e kandidatëve besohet të jenë konflikti mes BDI-së dhe Ivanovit pasi dekretimi i ambasadorëve është në duart e presidentit të cilin nuk e njeh partia e Ahmetit. Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski sot tha se kjo pritet të zgjidhet por nuk duhet t’i jepet karakter etnik.

“Shpresoj që në një periudhë të shkurtër do të gjejmë zgjidhje sepse çdo vend i lirë i shefit të konsullatës ose përfaqësimit jashtë vendit është në njëfarë mënyre hendikep edhe për vendin sepse nuk mund të arrijmë maksimumin. Ajo që dua të them është që në asnjë mënyrë nuk duhet që këtij problem t’i jepet karakter etnik sepse nuk ka të tillë kurse shpresoj që me mundësinë e emërtimit të shefave në ata përfaqësi do të absorbohet edhe kjo pyetje dhe mendoj që është në interes edhe të ministrisë edhe të komisionit parlamentar është që kjo të ndodhë sa më shpejt”, deklaroi Nikolla Popovski, Ministri i Jashtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button