Tuna ndan dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Njëra ndër këngëtaret më të përfolura të skenës sonë karshi angazhimeve të shumta që ka kohëve të fundit ka ndarë kohë që të gëzojë fëmijët me nevoja të veçanta si dhe fëmijët e verbër me nga një dhuratë.

Është bërë e ditur se Tuna këto dhurata i ka shpërndarë në bashkëpunim me Agjensionin Kosova Travel ditën e djeshme (e hënë), ndërsa fotoja e këngëtares duke shpërndarë dhuratat është bërë publike nëpër rrjete sociale.

Ndryshe këngëtarja shkupjane, debutuesja e hitit ‘Fenix’, mund të cilësohet si femra më e suksesshme në mbarë skenën shqipfolëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button