Volersi për një, Gruevski për një tjetër identitet

Nano Ruzhin, kolumnë – “Vallë u kuptuan Gruevski dhe Volersi”, Utrinski Vesnik
Nacionalpopullizmi i përgjithshëm i Gruevskit mbështetet mbi  fryrjen e identitetit tonë mbi identitetin  historik të antikës. Në Ballkan dhe në Evropë nuk ekziston përmendore më e madhe e Aleksandrit, Filipit, Olimpisë, Bukefalit. Maqedonia është rekorder i Guinesit sipas numrit të përmendoreve antike për person.

Naum Kotevski, editorial – “ Shampanjë për ligjin për mediume”,Utrinski Vesnik
Sjellja e përgjithshme e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, sipas logjikës,  shkakton dyshimin në të qenit kategorik në qasjen  ndaj një kornize ligjore se do të sjell të keqen në vend, e në të njejtën kohë të bësh negociata për makijazh të saj.

Branko Gjorgjevski, kolumnë – “ Pritje për vullnetarët nga Siria”, Dnevnik
Disa nga ata që deri tani u vranë në Siri janë dëshmia me e saktë se atje kemi më shumë bashkëqytetarë të cilët atje i dërgoi fundamentalizmi fetar Islam. A beson dikush se nesër kur të kthehen këtu, do të vazhdojnë të jetojnë si asnjëherë mos ishin larguar nga këtu? Rëndë.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Përsëri jemi kampionët e botës”, Utrinski Vesnik
Jam shumë i zemëruar me ekipet hulumtuese të gazetarëve, redaktorëve dhe atyre ekonomik të CNN. Paramendoni sa të paturp, e kanë vendosur Maqedoninë në mesin e pesë ekonomive më të këqija në botë, së bashku me Republikën e Afrikës Qendrore, Iranin dhe Malauin.

Lindita Kadriu, kolumnë –“ Në fund të asaj lumturie fshihej pikëllim i vogël”, Dnevnik
Kultivimi i “ anës qesharake të jetës” është detyrë e dobishme shtëpiake. Në Vitin e Ri ju dëshiroj të jeni më të qëndrueshëm në atë membranë.

Marija Tasev, koment – “ Inkuizicioni i Spanjës dhe kurreshtja e Maqedonisë”, Dnevnik
Nuk ka  mundësi që në të njëjtën kohë të jeni kundër ligjit liberal të Maqedonisë për abortim, sepse e konsideroni si restriktiv, dhe pa rezerva, pa e vënë gishtin në ballë, të jeni për anëtarësim në organizatën ku do të qëndroni bashkë me një shtet si Spanja.

Ivana Kostovska, kolumnë – “ Koeficientet për vitin 2014 le ti bëjmë vetë”, Dnevnik
Për Maqedoninë në vitin 2014 është me rëndësi të ketë diplomaci të fortë, ambasadorë të zgjuar, parlamentarë të vërtetë, të cilët nuk do të futen në statistikat e të zgjedhurve të popullit , gazetarë të ndërgjegjshëm pa bagazh politik, studentë me mendje të hapur… Nga qeveria presim që ti mbrojë interesat e shtetit, nga opozita të jetë bartës i kontrollit mbi pushtet.

Zharko Jordanoski, kolumnë –“ Çka ëndërroj e çka më ndodh”, Sloboden Peçat
Vallë lajmet nga shtypi botëror për Maqedoninë arrijnë deri te pushtetmbajtësit tanë? Dhe si i shpjegojnë –si antipropagandë nga LSDM, Greqia, dushmanët e Maqedonisë, komplot botëror i masonëve, si?

Lajme të ngjashme

Back to top button