Siria, gati të marrë pjesë në bisedimet e paqes

Ministri i Jashtëm i Sirisë tha se vendi i tij është gati të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë “pa asnjë ndërhyrje të huaj”. Deklarata e tij vjen rreth një javë pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të një plani ndërkombëtar paqeje për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Ministri, Walid Muallem, i bëri komentet sot në Pekin, ku u takua me homologun e tij kinez, Wang Yi. Ai tha se tha se delegacioni sirian do të jetë gati sapo të ketë marrë një listë të përfaqësuesve të opozitës për bisedimet e paqes.

Ministri sirian nuk sqaroi se cfarë nënkuptonte me “ndërhyrje të huaj”, por tha se qeveria e Damaskut shpreson se një dialog mund të ndihmojë në krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar në Siri.

Bisedimet mund të fillojë që në muajin janar.

Në Moskë, një diplomat i lartë tha ndërkohë se çdo armëpushim në Siri nuk do ta zbuste fushatën ajrore të Rusisë kundër grupit Shteti Islamik.

Zëvendësministri i Jashtëm, Mikhail Bogdanov tha se Rusia do të intensifikojë sulmet e saj ajrore kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button