Basha në 25-vjetorin e themelimit të PD në Korçë: Nuk jemi “klub veteranësh”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte për një vizitë në Korçë për kremtimin e 25-vjetorit të themelimit të degës në këtë qytet.

Basha vlerësoi kontributin e të vjetërve në Partinë Demokratike, por theksoi se kjo forcë politike, nuk është ”klub veteranësh”. Basha tha më tej se forca politike që ai drejon është garancia për qeverisjen e vendit.

“Vetë PD ka lindur si pasion për liri, interes kombëtar. Korça në vitin 1991 ishte e zymtë, e ftohtë si dhjetori. Ftohtësia kishte ardhur si pasojë e dhunës së diktaturës. Në muajt që rrodhën më pas e shporrëm komunizmin. Ne jemi PD, garancia e qeverisjes nesër. Ne nuk jemi klub veteranësh”, tha Basha.

Kreu i PD ka akuzuar qeverinë Rama se ka dobësuar ekonominë e vendit, duke varfëruar familjet shqiptare.

“Mazhoranca e tregoi veten me kapjen e institucioneve. E treguan veten me planin për të zhvatur shqiptarët. Gjendja ekonomike nuk ka nevoje për koment. Thika shqiptarëve ju ka shkuar në palcë. Të vetmit që nuk e shohin janë qeveritarët dhe oligarkët. Shtëpisë sonë i janë vjedhur 1.2 miliardë euro. Sarajet e “kokëdhimave” lartësohen. Nuk ka reforma dhe rezultate, duhet të reagojmë”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button