Çairi dhe disa lagje në Shkup sot pa rrymë

Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit i njofton qytetarët se sot pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të komunës së Çairit, Kisella Vodës, Sopishtes, Aerodromit dhe Gjorçe Petrovit.

Pa energji elektrike në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 12:00 do të jenë konsumatorët e rrugës Pavle Iliq në komunën e Çairit, në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 14:30, konsumatorët e rrugës Bllagoja Gojan në komunën e Kisella Vodës, prej orës 8:30 deri në orën 15:00, konsumatorët e fshatrave Sopishte, Rakotnici dhe Dobri Doll, komuna e Sopishtes.

Prej orës 9:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve nga rrugët Anastas Mitrev dhe Venjamin Maçukovski në komunën e Aerodromit në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 15:30, një pjesë e konsumatorëve të rrugës Glluvo në komunën e Gjorçe Petrovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button