Ilir Meta falënderon Komisionin e Venecias për kontributin e tyre në reformën në drejtësi

Kryeparlamentari Ilir Meta falenderon Komisionin e Venecias për kontributin e tyre në reformën në drejtësi. Përmes një letre dërguar presidentit të këtij komisioni, Meta ndër të tjera shkruan:

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunimin e deritanishëm të Kuvendit me Komisionin e Venecias.

Kjo reformë duhet të jetë e mbështetur në standardet më të mira ndërkombëtare. Vlerësimet e Komisionit të Venecias do të jenë udhërrëfyes për paketën kushtetuese. Paketë që do t’i përgjigjet cilësisht nevojave që ka shoqëria shqiptare për reformën në drejtësi”, thotë Meta në letrën dërguar zotit Buquicchio.

Ndërkohë deri më tani për draftin e Komisionit të Venecias nuk kemi një reagim nga kryeminisri, Edi Rama, transmeton Lapsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button