Ministri Jashari takohet me zv/kryetarin e Këshillit të Prokurorëve Bekteshi, veçojnë dy ligje

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka takuar sot zëvëndëskryetarin e Këshillit të Prokurorëve Dilaver Bekteshi dhe anëtarin e këtij këshilli Dashmir Saiti.

Ministri Jashari gjatë këtij takimi me përfaqësuesit e Këshillit të Prokurorëve ka diskutuar për ligjet aktuale të miratuara në qeveri ku theks të veçantë iu dha ligjit për rrogat e prokurorëve dhe ligjit për akademi.

“Ligji për rrogat e prokurorëve parasheh rritjen e rrogave për punë jashtë orarit të plotë prej 35% si dhe punës gjatë ditëve të festave në lartësi prej 50%. Prokurorët do të kenë të drejtë edhe për shtesë të pagës në rastet kur kanë: kushte të veçanta pune, prezencë të rrezikut të lartë si dhe elementin e konfidencialitetit.

Të gjithë ata kandidat që kanë pëvojë pune së paku pesë vite në prokurori apo gjykata si dhe avokatë me notë mesatare prej 7.00 mund të bëhen pjesë e një akademisë që do të zgjasë vetëm 9 muaj dhe pas asaj të kualifikohen si prokurorë publik. ” theksoi ministri Adnan Jashari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button