Zaev: “24 dhjetori”, do të mbahet mend si ditë kur Gruevski shkeli demokracinë

“Po e kthejmë lumturinë në vend askush nuk mund të na ndal. Vullneti i qytetarëve do të jetë vendimtar. 24 dhjetori do të mbahet mend si ditë kur Gruevski shkeli demokracinë, dita kur me dhunë nga Kuvendi u larguan deputetët e opozitës dhe mediat. Ata edhe sot ikin nga e vërteta. Vazhdojnë ta përsërisin të njëjtën. LSDM do ta lë në histori pushtetin e VMRO-DPMNE-së”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me rastin e “24 dhjetorit” e njohur si “e hëna e zezë”, raporton Portalb.

Përndryshe, sot mbushen tre vite nga e ashtuquajtura “e hëna e zezë”, kur deputetët e opozitës dhe gazetarët me dhunë u larguan nga salla e kuvendit, me qëllim që deputetët e shumicës të sjellin buxhetin për vitin 2013-të.

Përderisa deputetët e dy taborëve zhvillonin  betejë në ndërtesën parlamentare, jashtë saj, u grumbulluan simpatizues të dyja palëve, mirëpo nuk erdhi deri tek përplasja e tyre, edhe pse atmosfera ishte mjaft e tensionuar.

E gjithë kjo rezultoi me krizë politike e cila përfundoi me pjesëmarrje të gjithë partive politike në zgjedhjet lokale ndërsa më pas u formua Komisioni Anketues, anëtarët e të cilit konfirmuan se në atë ditë është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button