Vëllezërit Babunski luajtën futboll me refugjatët në Gjevgjeli

Ashtu sikurse edhe kishin paralajmëruar më parë, vëllezërit David dhe Dorijan Babunski këtyre ditëve po qëndrojnë në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli, si pjesë e aksionit të tyre për të ndihmuar emigrantët nga vendet aziatike dhe afrikane.

Futbollistët e rinj të reprezentacionit të Maqedonisë luajtën një ndeshje futbolli me të rinjtë nga kampi, ndërsa këtyre ditëve ata do të vazhdojnë qëndrimin në Gjevgjeli, me disa të rinj të tjerë nga shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa ata thanë se do ti ndihmojnë sa të kenë mundësi fëmijët nga ky kamp që të kalojnë ditët e dimrit sa më lehtë. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button