Tërnava uron Gjergjin dhe katolikët për Kërshëndellat

Me rastin e festës së Kërshëndellave, myftiu i Kosovës Naim Tërnava sot ka uruar e përgëzuar ipeshkvin Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë.

Në urimin e Myftiut Tërnava, thuhet:

“I nderuar Ipeshkëv Dodë Gjergji

Me rastin e Kërshëndellave, Juve, të gjithë meshtarëve dhe besimtarëve katolikë, kam nderin dhe respektin që t’ju përgëzoj me urimet më të sinqerta .

Kërshëndellat kanë për simbolikë lindjen, e cila te njerëzimi sjell mesazhin e lajmit të mirë që reflekton gëzimin, mirësinë e dashurinë.

Populli ynë gjithherë është solidarizuar me gëzimin e hidhërimin e vëllait; është kjo vlerë që e kultivuan paraardhësit tanë, të cilët na i lanë amanet urtësinë, respektin për tjetrin dhe mbi të gjitha vëllazërinë tonë.

I nderuar Ipeshkëv

Në këtë ditë feste, duke Ju uruar ngrohtësi e lumturi Juve dhe besimtarëve Tuaj edhe një herë, shpreh përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të kultivuar mirëkuptimin, paqen, dashurinë e vëllazërinë si vlera të pacenuara të popul li tonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button