Pushimi i nxënësve në shtatë shkolla të Shkupit do të fillojë të hënën

Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski, sot lëshoi kërkesë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që për fëmijët e shtatë shkollave fillore të komunës pushimi të fillojë nga e hëna, që i bie 28 dhjetor.

Kjo kërkesë është për shkak të rezultateve të dalura nga matja e ndotjes së ajrit nga ana e Ministrisë së Mjedisit, rezultate që tregojnë se dhjetë ditët e fundit në komunën Qendër ka rritje të madhe të grimcave PM5 dhe PM10 në ajër.

Zhernovski kërkon që nxënësit të mos shkojnë në shkollë derisa të normalizohet niveli i ndotjes.

Tetovë gjithashtu nxënësit janë më në pushim shkaku i ndotjes së ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button