Miloshoski : Zaev është kapur në kriminalitetit dhe e ka shkelur Marrëveshjen e Përzhinos

Zoran Zaev sërish kapet në kriminalitet ndërsa dëshmitar për këtë është opinioni në vend, deklaroi në konferencë shtypi anëtari i Komitetit ekzekutiv i VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshoski. Ai akuzoi opozitarin se e ka shkelur Marrëveshjen e Përzhinos.

“Premtuat se vetëm ju keni qasje deri tek materialet dhe se vetëm ju jeni garanci e privatësisë së qytetarëve, materialet e të cilëve i posedoni në mënyrë ilegale. Zotëri Zaev, ju përsëri gënjyet. Materialet nuk i keni dorëzuar në Prokurorinë speciale publike që u formua me kërkesë të LSDM-së, por u gjetën në duart e kriminelëve- tha Miloshoski duke shtuar se mediumet kanë publikuar se tek personat e dyshuar për falsifikim janë gjetur më shumë se 70 mijë biseda.

Miloshoski theksoi se ministri teknik i brendshëm, Oliver Spasovski dëshiron të ngadalësoj hetimin e letërnjoftimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button