Librat, sa më të vjetër aq më të shtrenjtë!

Librat e dëmtuar të teksteve shkollore, të cilat duhet të paguhen nga vetë nxënësit, me kalimin e viteve logjikisht do të duhej të binin në vlerë. Mirëpo, në Maqedoni nuk është aspak e çuditshme që gjërat të ndodhin në kundërshtim me logjikën. Këtë e dëshmon edhe puna e teksteve të përdorura shkollore, të cilat sa më tepër vite përdorimi të kenë kaluar – bëhen ende me të kushtueshme, shkruan gazeta “Koha”.

Ministria e Arsimit (MASH) sikurse dihet, është e obliguar me Ligj që librat t’i sigurojë falas për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe që në çdo katër vjet, ti shtypë nga e para ekzemplarët e librave, pavarësisht se sa ka qenë numri i atyre që ishin shtypur, një dy apo tre vjet përpara. Sepse, kostoja e shpenzimit të librave për tre vitet që pasojnë vitin e botimit të tërësishëm të librave bie mbi nxënësit, respektivisht prindërit e tyre. Por edhe përkundër shkeljes së afateve ligjor për botimin e teksteve shkollore, pra mos ribotimin e tërësishëm të tyre në çdo katër vjet, është paradoksale se vlera e librave të përdorshëm rritet nga viti në vit. Në çmimoren për librat e dëmtuar të cilën e ka hartuar MASH-i, shihet qartë se sa më tepër kalojnë vitet nga koha e lëshimit në përdorim të një teksti shkollor, ato bëhen më të kushtueshëm.

Logjikisht, librat e dëmtuar rishtas do të duhej të vlerësoheshin më pak se sa dëmtimi i dytë dhe në mënyrë graduale vitin e dytë më pak se dëmtimi i parë. Por ja që ndodhë e kundërta. Për shembull, nëse për librin e dëmtuar “Matematika për klasën V” të autorëve J. Stefanovski dhe D. Acovskit, në vitin shkollor 2010/2011 paguhej 98.84 denarë, çmimi i po këtij libri është dy herë e gjysmë më shumë në vitin shkollor 2011/2012 dhe tre herë e gjysmë më shumë për vitet shkollore 2012/2013 dhe 2013/2014. Konkretisht, nga 98.84 denarë që u pagua për dëmtimin e librit të Matematikës në fjalë në vitin 2010/2011, një vit më vonë shkoi në 262.53 denarë çmimi për dëmtimin e të njëjtit, kurse në 356 denarë për librin e dëmtuar për dy vitet pasardhëse. Ose libri i Gjuhës Gjermane për vitet e dyta të arsimit të mesëm profesional. Nëse për librin e dëmtuar në vitin shkollor 2011/2012 ishte 356.48 denarë, një vit më vonë (2012/2013) ishte 444. 68 denarë. Vitin tjetër (2013/2014) për librin e njëjtë të dëmtuar u pagua 617.40 denarë, kurse për vitin shkollor 2014/2015, u paguan nga 720.30 denarë.

Çmimoret për librat e dëmtuar të nxënësve janë azhurnuar edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku edhe mund të konfirmohet informacioni përkatës si dhe të vërtetohet fenomeni i rritjes në peshë të librave të dëmtuar me kalimin e viteve. Kjo vlen për shumicën dërmuese të teksteve shkollore, me ndonjë përjashtim të vogël. MASH nisi me libra falas për nxënësit, fillimisht të shkollave fillore që në vitin 2009, kurse në përfundim të këtij viti shkollor nisi edhe pagesa për tekstet e dëmtuara në masën që do të vlerësoheshin si të papërdorshëm nga gjenerata pasardhëse e nxënësve.

Nëpër shkolla vazhdon edhe sot e kësaj dite kaosi në periudhën kur bëhet dorëzimi i librave, pasi jo çdo herë prindërit janë dakord me vlerësimin e çastit që bëhet në shkolla lidhur me pagesën përkatëse. Përveç kësaj – me kalimin e viteve, situatës iu shtuan edhe mosmarrëveshje të reja dhe që kishin të bëjnë me faktin se në fillim të vitit shkollor, nxënësit nuk kishin marrë libra të rinj, por të përdorur nga një gjeneratë përpara. Nxënësit e këtij viti shkollor (2015/2016) faktikisht janë gjenerata e gjashtë me radhë, e cila shfrytëzon librat falas të MASH-it dhe të cilët sipas Ligjit të 2008-ës, të gjitha librat që u shtypën në vitin 2009 duhej të ishin nxjerrë nga përdorimi dhe të zëvendësoheshim me botime të tërësisht reja për vitin shkollor 2011/2012. Konkretisht, sipas atij Ligji, cikli i librave falas do të përsëritej në çdo tre vjet, me atë për që brenda kësaj periudhe të shtypeshin vetëm sasia e librave të dëmtuara e të cilat do të paguheshin paraprakisht nga prindërit.

Mirëpo, duket se gjithë barra e librave falës të MASH-it po bie mbi xhepat e qytetarëve, pasi MASH nuk ka përsëritur asnjëherë ciklin e botimit të tërësishëm të librave për arsimin fillor dhe të mesëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button