Kuvendi i Maqedonisë sot ka seanca të disa komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për politikë të jashtme, për çështje evropiane, për transport, lidhje dhe ekologji, për shëndetësi dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës. Seancë do të mbajë edhe Këshilli i Kanalit kuvendor, njofton shërbimi kuvendor.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rrogat e prokurorëve publikë dhe të Ligjit për Akademi për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, dhe plotësimet e Ligjit për rrogat e gjykatësve, të gjitha në lexim të dytë dhe me procedurë të shkurtuar.

Komisioni për politikë të jashtme do t’i shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të jashtme, me procedurë të shkurtuar.

Debat publik në temë: Si deri në gjyqësi evropiane?, organizon Komisioni për çështje evropiane.

Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, janë ndryshimet e Ligjit për tokë ndërtimore, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë dhe plotësimet e Ligjit për tokë ndërtimore dhe të Ligjit për ndërtim, të dyja me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për shëndetësi do të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ilaçe dhe mjete mjekësore, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button