Blushi: Albin Kurti është martir, jo politikan

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh shkrimtari Ben Blushika folur për diferencën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka folur edhe për veprimet e opozitës kështu duke i quajtur jo të drejta. Ai tha se Albin Kurti është njëmartir dhe jo politikan, duke mos i pranuar kështu veprimet e tyre.

“Ju keni të drejtë të jeni të pa kënaqur dhe është e drejtë por deri ku shkon rezistenca juaj.Albin Kurti çka është sipas jush,politikan apo martir. Po pra,martir është. Unë nuk shkoj në parlament me gaz ka tjera forma për të kundërshtuar”, ka folur para të pranishmëve Blushi.

Ai tha se gurët dhe gazi lotjselles nuk janë zgjidhje.

“Unë kam simpati për Vetëvendosjen, por nuk pranoj që guri, xhamat, të jenë element politik. Ju mbase keni të drejtë por për mua është e padrejtë. Besoj që Vetëvendosja mund t’i jap Kosovës një opozitë të fortë”, ka thënë Blushi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button