“Populli palestinez ka nevojë për mbrojtjen e komunitetit ndërkombëtar”

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas duke theksuar se mosmarrëveshja mes Palestinës dhe Izraelit është duke u tërhequr drejt një konflikti fetar, tha se pranimi i një gjëje të tillë do të jetë fatkeqësia e rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Abbas i cili ka ndjekur votimin në Parlamentin grek, i cili mori vendimin për njohjen e Palestinës si shtet, në fjalimin të cilën e mbajti këtu falënderoi qeverinë dhe popullin grek për vendimin e marrë.

Ai i cili theksoi se ky vendim i Parlamentit është burim i madh i moralit për popullin palestinez shtoi se: “Sot zhvillohet një ‘dasmë’ e cila simbolizon marrëdhëniet njerëzore historike mes popujve të Palestinës dhe Greqisë. Falënderojmë të gjithë shtetet të cilat e pranuan Palestinën si shtet dhe iu bëjmë thirrje atyre që ende nuk kanë pranuar që të bëjnë kështu”.

Abbas i cili theksoi se pavarësisht reagimeve të komunitetit ndërkombëtar vazhdon pushtimi izraelit, politikat kolone dhe diskriminimi racor, tha se zhvillohen sulme edhe në vendet të cilat janë të shenjta për muslimanët dhe krishterët në rajon.

“Mosmarrëveshja mes Izraelit dhe nesh është duke u tërhequr në konflikt fetar. Një gjë e tillë do të shkaktojë që forcat ekstremiste e të dyja anëve të flasin në gjuhët e tyre. Ne nuk e pranojmë këtë. Nuk duam të japim armë në duart e forcave ekstremiste. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme për rajonin”, tha Abbas.

Abbas duke theksuar se populli palestinez është popull paqësor dhe kanë respekt ndaj fesë së hebrenjëve, theksoi se duan paqe me Izraelin. Ai tha se populli palestinez i cili çdo ditë është i ekspozuar ndaj sulmeve armiqësore, ka nevojë për mbrojtjen e komunitetit ndërkombëtar.

Abbas më tej tha se: “Ne nuk jemi kundër Hebraizm-it. Problemi ynë është me pushtimin sionist. Ju lutemi që mos të ndërrohet kjo mosmarrëveshje në konflikt fetar. Ne pa marrë parasysh për cilin shkak jemi kundër përdorimit të armës. Mbajtja e armës në demonstratat të cilat bëhen në Palestinë është e ndaluar. Ne jemi nga ana e përpjekjes paqësore dhe dialogut. Ne jemi fqinjë. Çka është pengesë për të qenë miq”.

Abbas i cili theksoi se në rast se sigurohet paqja mes Izraelit dhe Palestinës , të gjithë shtetet Arabe dhe Islame do ta pranojnë Izraelin dhe shtetasit izraelit do të mund të udhëtojnë në rehati në çdo vend të botës, tha se në rast të këtillë terrori në rajon do të mbaroj në masë të madhe dhe grupet ekstremiste siç është DAESH-i do të zhduken.

Presidenti palestinez duke theksuar se Izraeli dhe Palestina mund të gjejnë zgjidhje për dallimet mes tyre me anë të negociatave miqësore tha se: “Ejani si dy shtete të takohemi rreth një mase dhe të flasim për të ardhmen tonë. Por, bërja e negociatave veç për negociata nuk ka asnjë kuptim. Ne vazhdojmë ta zgjasim dorën tonë Izraelit. Çka është kërkesa juaj? Çka doni për të përfunduar pushtimin, ejani tregoni”.

Abbas duke theksuar se Izraeli nuk i respektoj marrëveshjet në lidhje me Palestinën dhe populli palestinez nuk ka forcë për të mbrojtur veten, fjalimin e tij e përfundoi duke theksuar se: “Ne nuk kemi armë, dhe nuk do të kemi. Për këtë shkak kërkojmë mbrojtje ndërkombëtare për popullin tonë. Kemi kontakte me Izraelin në lidhje me këtë. Sepse dominimi i anarkisë në rajon do të sjellë rezultate të këqija. Ne e zgjasim dorën tonë për një paqe të drejtë. Paqja në rajon, kalon nga sigurimi i drejtësisë. Ndoshta kjo është mundësia e fundit. Në rast se përfundon me dështim do të jetë fatkeqësisë për të gjithë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button