Sulmohet një shtëpi në Bregun Perëndimorë, familja palestineze shpëtohet nga fqinjët

Një grup i kolonëve hebrenj ka hedhur një bombë me gaz në shtëpinë e një familjeje palestineze në Ramallah të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Nasr Ridvan, i ngarkuari i lëvizjes Fatah në qendrën Beytill, tha se kolonët hebrenj kanë kryer sulm mbi shtëpinë e palestinezit Huseyin Dervis. Në muret e shtëpisë, kishin shkruar: “Vdekje arabëve dhe muslimanëve”, …

Ridvan tha se ata kishin thyer dritaret e shtëpisë, dhe kjo nuk ju mjaftoi, ata hodhën një bombë gazi në shtëpi. Anëtarët e familjes në fjalë, të cilët në ato momente ndodheshin në shtëpi, u shpëtuan nga fqinjët.

Forcat izraelite dhe kolonët shpesh, sidomos në mbrëmje, hyjnë me forcë në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, duke marrë si pretekst justifikimin e krimeve të dyshuara. Në këto bastisje në përgjithësi i arrestojnë palestinezët për të cilët edhe vijnë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në burgjet izraelite ndodhen rreth 6.500 palestinezë.

Në korrik të këtij viti nga një zjarrvënia në Nablus në Bregun Perëndimor vdiq fëmija 18-muajshe, u plagosën rëndë prindërit dhe vëllai katër vjeçar, kurse babai, Saad Devabise (31) vdiq në spital nga plagët e marra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button