Han letër liderëve, viziton Shkupin në janar

Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, u është drejtuar me letër 4 liderëve të partive parlamentare në vend, Nikolla Gruevskit, Zoran Zaevit, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, ku ka shprehur shqetësimin e tij për ngecjen e implementimit të Marrëveshjes së Përzhinos, mëson ekskluzivisht Televizioni SHENJA nga burime diplomatike.

Burimet nga ambasada e BE-së konfirmojnë për Televizionin SHENJA se për shkak të këtyre ngecjeve, Han ka paralajmëruar vizitë në Shkup në gjysmën e parë të janarit. Marrëveshja e Përzhinos u implementua me vonesa dhe bllokime të shumta, duke shkelur thuajse të gjitha afatet.

Aktualisht, partitë kanë ngecur rreth bisedimeve për mediat, ndërsa pritet edhe dorëheqja e kryeministrit Gruevski. Gjithashtu, Prokurorja Speciale Katica Janeva po përballet me obstruksione të shumta. Përveç që dje Kuvendi nuk votoi ligjin për administratorët e saj, në Gjykatën Kushtetuese ka edhe iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë të Prokurorisë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button