Sugarevski: Është shumë vonë për Ivanovin!

Goran Sugarevski koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së ka arsyetuar mosprezencën e deputetëve të LSDM në fjalimin vjetor të presidentit Gjorge Ivanov. Sugarevski tha se Ivanov vazhdon të hesht dhe me kënaqësi po e pranon rolin e Nikolla Gruevskit, transmeton Portalb.

“Ivanov heshti edhe për skandalin e përgjimeve jo legale nga ana e pushtetit të mbi 20 mijë qytetarëve, ka heshtur edhe për krimin më të madh që e zbuloi “E vërteta për Maqedoninë”, më c’rast edhe u nënshkrua Marrëveshja e Përzhinos. Kur shteti është në krizë Ivanov është vetëm një dëshmitarë i shurdhët. Është vonë tani për Ivanov, deri më tani të kishte pas guxim, jo politik, do të kishte dhënë dorëheqje nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përzhinos, ose do të shkonte së bashku me Gruevskin”, tha Sugarevski.

Presidenti Gjorge Ivanov sot në Kuvend do ta mbajë fjalimin e tij vjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button