Tetovë, hidhet koktel ekspolzivi – Molotov para kafiterisë “Barcode”

Sot, rreth orës 4 të mëngjesit disa persona të panjohur kanë hedhur një shishe me koktel ekspolzivi – Molotov, para kafiterisë “Barcode”, në pronësi të 36-vjeçarit A.A nga Tetova, në rrugën “JNA” në Tetovë, njofton SPB-Tetovë.

Shishja e hedhur ka dëmtuar  xhamin e objektit, e cila ka është hedhur afër kafiterisë në begaton dhe është ndezur. Nuk ka të lënduar, dhe nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Një kalimtar i rastit e ka pa shishen djegur dhe e së shpejti e ka fikur, pas së cilës për një kohë të shkurtër në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimit dhe pjesët e shishes janë marr për ekspertizë. Punohet për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rastit- kush dhe pse e ka hedhur shishen para objektit të kafiterisë “Barcode”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button